Zoran Zaev flet për ndryshimet në kabinetin qeveritar - Bota Sot
Zoran Zaev flet për ndryshimet në kabinetin qeveritar

Maqedonia

Zoran Zaev flet për ndryshimet në kabinetin qeveritar

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 14:17
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot tha se nuk mendojnë për rikonstruimin e kabinetit qeveritar, për shkak të siç tha, proceseve serioze parlamentare.

Ai tha se rikonstruim të kabinetit qeveritar nuk do të ketë, por ministra të ri mund të ketë,

“Nëse ndonjë ministër nuk vjen në qeveri, është logjike se qeveria duhet të ulet, të mendojë dhe ta ndryshojë. Ky është rendi i punëve. Sigurisht se bisedojmë me partnerët e koalicionit, të cilët kanë përgjegjësi me ne”, tha Zaev.

Ai u pyet edhe për ndryshimin e nenit 33 në Kushtetutë, i cili ka të bëjë me emrin zëvendësimin e emrit Republika e Maqedonisë me Republika e Maqedonisë Veriora, ndërsa tha se pjesa historike nuk do të preket dhe këtë do ta kuptojë pala greke.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...