Anulohet gjykimi për “Titanik 3”, seanca e radhës më 13 nëntor

Maqedonia

Anulohet gjykimi për “Titanik 3”, seanca e radhës më 13 nëntor

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 15:26
“Titanik 3”

Për shkak të udhëtimit zyrtar të kryetares së trupit gjykues Olja Ristova, seanca e sotme për lëndën “Titanik 3” është anuluar. Gjykimi për këtë lëndë të PSP-së do të vazhdojë më 13 nëntor.

Për seancën e sotme ishte paraparë të vijoj procedura me dëshmitë e 5 dëshmitarëve por të njëjtën u njoftuan që dëshmitë para gjyqit do t’i japin në seancën e radhës.

Ndërkohë, në seancën e kaluar kishte mosmarrëveshje dhe përplasje verbale në mes të akuzuarit Ismet Guri dhe dëshmitarit Veton Kiki për shkak të dëshmisë së këtij të fundit.

Për rastin “Titanik 3” akuzohen Ejup Alimi dhe Ismet Guri për shkatërrim të materialit zgjedhor dhe falsifikim të rezultatit në zgjedhjet komunale të vitit 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat