Spasovski: Po zbatohen reforma të gjera në MPB

Maqedonia

Spasovski: Po zbatohen reforma të gjera në MPB

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 15:51
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot e vizitoi Qendrën për trajnim në Idrizovë ku nga shtatori realizohet trajnimi njëvjeçar teretik dhe praktik i 550 kandidatëve të rinj për nëpunës policorë nga klasa 2018/2019.

Duke përkujtuar se ka filluar procesi i gjerë i reformave në MPB, investimet në pjesën e pajisjes, në objekte, Spasovski potencoi se e tërë kjo do të jetë e kotë përderisa nuk ka kuadro reale të cilët do të jenë gati të bëhen policë siç dëshirojnë qytetarët.

Nga 550 kandidatët e rinj, për të cilët selektimi ka zgjatur më gjatë se zakonisht, siç informoi ministri Spasovski, pas përfundimit të trajnimit do të angazhohen me kontratë në MPB, vetëm 500 me sukses më të mirë.

Ai informoi se së bashku punojnë me profesorët në Qendrën për trajnim, si dhe me Fakultetin për siguri me qëllim, që kandidatët t’i arrijnë aftësitë dhe kompetencat të cilat para së gjithash do të kontribuojnë që karriera e tyre e punës të jetë në interes të shtetit dhe në pritjet e qytetarëve të cilët i kanë.

Përmes këtij investimi, vlerësoi ministri Spasovski, në përgjithësi në arsimin e vazhdueshëm të nëpunësve policorë në MPB të përmirësohet situata, të kthehet edhe më shumë besimi në këto institucione, por në plan të parë të rritet siguria e qytetarëve.

“Ne për fat të keq mund të konstatojmë se para një viti jemi përballur me diskontinuitet në procesin arsimor të nëpunësve policorë që rezultoi me mosndjekjen e rregullativës ligjore dhe gjatë sjelljes dhe veprimit ka pasur probleme adekuate të cilat në fund përfundojnë përmes ankesave dhe reagimit të kontrollit të brendshëm”, tha Spasovski.

Paralelisht, nënvizoi Spasovski, zbatohen trajnime edhe në njësite tjera të MPB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat