Arsovski: Votimi për mandatin e Gruevskit ishte përndjekje politike

Maqedonia

Arsovski: Votimi për mandatin e Gruevskit ishte përndjekje politike

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 16:40
Dimçe Arsovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski, deklaroi se ajo se çfarë ka ndodhur ditët e kaluara me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Kuvendin e Maqedonisë ishte përndjekje politike dhe teatër mediatik i organizuar nga ana e LSDM-së.

Arsovski tha se votimi ka qenë me qëllim që Qeveria dhe deputetët e LSDM-së ta ç’fokusojnë opinionin nga problemet reale dhe ndodhitë në shtet.

“U tregua se është vetëm një cirkus mediatik që për disa ditë ta tërheqin dhe ç’fokusojnë temat nga problemet reale”, shtoi Arsovski.

Përndryshe, sot në Kuvendin e Maqedonisë u votua për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit, ndërsa në votim gjithsej votuan 87 deputetët prej të cilëve 58 ishin “pro” ndërsa 29 “kundër”. Për marrjen e mandatit ishin të nevojshme dy e treta e votave të Kuvendit të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat