Më 20 nëntor vazhdon seanca për vrasjen e Nikolla Sazdovskit

Maqedonia

Më 20 nëntor vazhdon seanca për vrasjen e Nikolla Sazdovskit

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 17:10
Nikolla Sazdovskit

Seanca e ardhshme për vrasjen e Nikolla Sazdovskit, gjyqtarja Daniela Aleksovska-Stojanovska e caktoi më 20 nëntor kur do të vazhdojë dëshmia e dëshmitarëve të tjerë.

Të akuzuarit B.B dhe S.D nuk kanë pasur për qëllim ta vrasin Nikolla Sazdovskin, por kanë dashur vetëm ta rrahin, tha sot pas seancës gjyqësore për vrasjen e Sazdovskit, avokati i njërit nga të akuzuarit Naser Raufi.

Siapas Raufit, Prokuroria që më herët e kishte kualifikuar veprën si dhunë, për shkak protestave të grupit të tifozëve “Komiti” ka ri-kualifikuar veprën në vrasje.

Ndërkaq, të akuzuarit B.B dhe S.D para Këshillit gjyqësor thanë se nuk ndihen fajtor për vrasjen e Nikolla Sazdovskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat