Gjyqtarët për herë të dytë refuzojnë ankesën e Gruevskit për anulimin e shkuarjes së tij në burg

Maqedonia

Gjyqtarët për herë të dytë refuzojnë ankesën e Gruevskit për anulimin e shkuarjes së tij në burg

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Këshilli penal nga Reparti për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Penale Shkupi 1, refuzoi ankesat e të akuzuarit Nikolla Gruevski dhe mbrojtjes së tij, në lidhje me rastin e PSP-së në lënë “Tank”, lidhur me furnizimin e mercedesit luksoz.

Në seancën e sotme në Këshillin Penale, pas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive tek ankesat, i njëjti ka sjell vendim ku ka refuzuar ankesat dhe ka vërtetuar vendimin e gjyqtarit për zbatimin e sanksioneve, informojnë ngaGjykata Penale Shkupi 1.

Nga atje shtojnë se vendimi është dërguar palëve në procedurë dhe i njëjti është ekzekutiv menjëherë pas marrjes së vendimit nga palët.

Kjo do të thotë se kur Gruevski do ta marr vendimin në dorë do të duhet të paraqitet në burgun e Shuto Orizares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat