Deskoska paraqiti agjendën reformuese përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë nga ShBA-të

Maqedonia

Deskoska paraqiti agjendën reformuese përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë nga ShBA-të

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 18:50
Renata Deskoska sot u takua me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë nga ShBA-të

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot u takua me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë nga ShBA-të, zëvendës-drejtorin e Zyrës për zhvillim, përkrahje dhe trajnim të Prokurorisë së jashtme, George Huber, dhe drejtorin rajonal të kësaj zyre për Evropën qendrore, Evropën jug-lindore dhe Lindjen a afërt, Paul Waki.

Në takim ashtu siç kumtojnë nga Ministria e Drejtësisë, u bisedua për agjendën reformuese të Ministrisë së Drejtësisë dhe të gjitha aktivitetet që po ndërmerren në drejtim të ndërtimit të sistemit bazuar në sundimin e së drejtës.

Ministrja Renata Deskoska gjatë takimi tha se do të kërkojnë mbështetjen e nevojshme nga deputetët për të gjitha ligjet me shumicë absolute që në periudhën e ardhme do të dërgohen në procedurë kuvendare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat