Në Komisionin për Çështje Kushtetuese fillon debati për propozim amendamentin e tretë

Maqedonia

Në Komisionin për Çështje Kushtetuese fillon debati për propozim amendamentin e tretë

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 11:47
Në seancë e Komisionit për Çështje Kushtetuese

Në seancë e Komisionit për Çështje Kushtetuese sot do të debatohet për propozim amendamentin e tretë.

Me amendamentin e tretë hapet nenin 3 i Kushtetutës, e cila garanton që territori i Maqedonisë është i pandashëm dhe i patjetërsueshëm dhe se kufiri mund të ndryshohet vetëm me ligj. Qeveria në këtë nen shton se Republika do të respektojë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë politike të vendeve fqinjë, si një garanci që Maqedonia nuk ka pretendime ndaj fqinjëve të saj.

Me fillimin e debatit për propozim amendamentet në Komisionin për Çështjet Kushtetuese, filloi faza e dytë e ndryshimeve kushtetuese. Për të kaluar të katër propozim amendamentet në fazën tjetër, është e nevojshme një shumicë absolute prej 61 votash. Hapi tjetër në seancë është që propozim amendamentet duhet të bëhen pjesë e Kushtetutës, për të cilën do të nevojiten një shumicë prej dy të tretash, gjegjësisht 80 deputetë për të mbështetur ndryshimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat