Kuvend i Maqedonisë, debat për rishikimin e buxhetit

Maqedonia

Kuvend i Maqedonisë, debat për rishikimin e buxhetit

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 16:50
Kuvend i Maqedonisë

Seanca për miratimin e rishikimi të buxhetit për vitin 2018 filloi me 20 deputet në sallë.

Megjithatë kjo nuk pengoi propozuesin që të arsyetojë rishikimin. Buxheti i ri fokusohet në destinimin e mjeteve për fondin pensional dhe shëndetësor.

“660 milionë denarë për Fondin për sigurim pensional. Kjo bëhet që të mos ketë pengesa në pagimin e pensioneve dhe transferimet e parave. Sigurohen edhe 763 milionë denarë për Fondin për sigurim shëndetësor me qëllim që e drejta për kujdes shëndetësor të qytetarëve të mos has në vështirësi, si dhe 451 milion denarë sigurohen për Agjencinë për punësim me qëllim mbulimin e papunësisë”, theksoi Dime Vellkovski, deputet i LSDM-së

Opozita kritikoi Qeverinë për dështimin në rritjen e ekonomike dhe uljen e borxhit publik.

“Qytetarët nuk ju kanë zgjedhur për rritje ekonomike prej vetëm 2.8 për qind, sepse ju keni premtuar rritje mbi 5 për qind. Po thoni se e keni stabilizuar borxhin publik. Qytetarët nuk ju kanë zgjedhur për këtë. Juve keni premtuar ulje drastike të borxhit publik dhe këtë është dashur ta bëni, por ja që për çdo ditë dhe çdo muaj shohim borxhe të reja”, u shpreh Dragan Danev, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Me rishikimin e planifikuar, shkurtim të madh të parave ka në investimet kapitale. Më shumë para do t’i jepen Fondit për Sigurim pensional dhe shëndetësor, si dhe për shlyerjen e borxheve të komunave. Qeveria apelon që në komunat ku do të destinohen mjete për shlyerjen e borxheve, prioriteti të vendoset në borxhet e shkollave dhe çerdheve ndaj obligimeve komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat