PSP është e vendosur që rastin “Perandoria” ta hetojë deri në fund

Maqedonia

PSP është e vendosur që rastin “Perandoria” ta hetojë deri në fund

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 19:17
PSP

PSP i ka duart e lira që ta ndjek deri në fund rastin e hapur të koduar si “Perandoria”, gjegjësisht ajo mund të ngrejë aktakuza shpejt, sepse nuk u ka skaduar afati ligjor prej 18 muajsh për ngritjen e një aktakuze, shkruan “Fokus”.

Siç njoftojnë nga PSP, për nevojat e rastit, ata morën dhjetëra raste nga ndjekjet penale të rregullta, që do të thotë se afati i tyre fillon nga dita që e kanë marr përsipër këtë rast, ndërsa jo nga dita kur janë publikuar “bombat”.

“Prokurori publik i cili udhëheq me Prokurorinë Publike mund të fillojë aktakuzën ose të urdhërojë ndërprerjen e procedurave hetimore për një periudhë jo më shumë se 18 muaj nga dita e marrjes së sendeve dhe materialeve nën juridiksionin e tij, thuhet në nenin 22 të Ligjit mbi PSP-në”.

Bëhet fjalë për një rast të madh, e materiale që nga viti 2002 deri në vitin 2013.

Është e qartë se këto dokumente kanë marr pluhur në zyrën e rregullt të prokurorisë për vite me radhë, por tani PSP është vendosur që ta dërgojë deri në fund rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat