Kunovska: Tu hiqen privilegjet dhe sigurimi ish-funksionarëve të dënuar

Maqedonia

Kunovska: Tu hiqen privilegjet dhe sigurimi ish-funksionarëve të dënuar

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 10:06
Sofija Kunovska

Ish-deputetja dhe anëtarja e LSDM-së, Sofija Kunovska në profilin e saj të rrjetit social Facebook ka kërkuar që ish-funksionarëve të cilët janë të dënuar tu hiqen privilegjet dhe sigurimi.

“Nuk e di se cili ligj duhet ndryshuar, por është e logjikshme që zyrtarëve e dënuar tu hiqen privilegjet dhe sigurimi që vlen për ish-zyrtarët. Me siguri nuk do të shkojnë me sigurimin e tyre që ta shlyejnë burgun”, shkruan Kunovska.

Kjo ka të bëjë në lidhje me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski i cili duhet të paraqitet në burg për shlyerjen e dënimit prej dy vjetësh. Mirëpo Gruevski ende nuk është paraqitur në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat