Sot përfundon debati për rebalancimin e buxhetit të Maqedonisë

Maqedonia

Sot përfundon debati për rebalancimin e buxhetit të Maqedonisë

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 11:40
Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet

Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet sot do të përfundojë debatin mbi propozim amendamentet dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2018 në leximin e dytë që filloi ditën e premte.

Sipas ministrit të financave Dragan Tevdovski, rebalancimi bazohet në një parashikim për rritjen e BPV-së reale prej 2.8 për qind në 2018 dhe deficiti buxhetor është i pandryshuar në 2.7 për qind të BPV-së. Sipas rebalancimit, pozita fiskale e komunave pritet të përmirësohet, e cila pritet të jetë tre miliardë denarë.

Gjatë debatit, deputetët nga radhët e opozitës akuzuan se rebalancimi është joreal dhe se nuk do të arrinte normat e parashikuara të rritjes ekonomike. Ata theksuan se me rebalancimin, qeveria do të reduktonte ndjeshëm fondet në shëndetësi dhe arsim.

Megjithatë, për deputetët e shumicës në pushtet, rebalancimi ka për qëllim përshtatjen e anës së shpenzimeve me qëllim që të sigurojë mbështetje financiare për komunat dhe për të forcuar institucionet supreme.

Sipas Rregullores, debati në Komisionin për Financa dhe Buxhet mund të zgjasë tri ditë, dhe se ajo duhet të përfundoj sot./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat