Fillon java kundër lajmeve të rrejshme në Maqedoni

Maqedonia

Fillon java kundër lajmeve të rrejshme në Maqedoni

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 11:49
Ilustrim

Instituti për Studime Komunikative (ISK) nga 12 deri më 18 nëntor, do të organizon në sërë trajnimesh, debate, video online, dhe për herë të parë do ta shënoj javën kundër lajmeve të rrejshme.

Aktivitetet kanë për qëllim ngritjen e mendimit kritik dhe ngritjen e vetëdijes për dëmin e lajmeve të rrejshme, manipulimeve dhe dezinformimin që e përcjellin në tërë shoqërinë.

Në kuadër të javës kundër lajmeve të rrejshme, më 12, 13 dhe 15 IKS do të organizojë tri trajnime për nxënësit e shkollave të mesme, studentët dhe pensionistët dhe pjesëmarrësve do t’ju ofroj mjete për njohjen e lajmeve të rrejshme.

Në kuadër të javës kundër lajmeve të rrejshme IKS do të publikoj edhe katër video edukative të cilat janë të përgatitura në kuadër të kampanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat