Maqedonia sot fillon skriningun përgatitës për kapitullin e 24

Maqedonia

Maqedonia sot fillon skriningun përgatitës për kapitullin e 24

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 08:26
Foto

Maqedonia sot do ta fillojë skriningun përgatitës për kapitullin e 24 i cili ka të bëjë me “drejtësinë, lirinë dhe sigurinë”.

Delegacionin e Maqedonisë në Bruksel do ta udhëheq zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, 

Gjatë vizitës në Bruksel Osmani do të ketë takim joformal me përfaqësues të Grupit Punues pranë Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimore, ku do ta prazantojë planin 18 të qeverisë, ndërsa pritet të ketë takim edhe me eurokomesarin Johannes Hahn.

Takimet në Bruksel do të zgjasin tre ditë, kohë në të cilën ekspertët do të shqyrtojnë shtatëdhjetë faqet e Kuvendit Evropian (acquis communautaire/aki), të cilat kanë të bëjnë me këtë temë.

Deri në fund të këtij viti pritet të mbahen edhe tre takime për kapitullin e 3 (liria e shërbimeve), kapitullin e 5 (shpalljet publike) dhe kapitullin e 32-të (kontrolli financiar).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat