Vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 09:49
Foto

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjykimi është në fazën e dëshmive dhe në seancë po prezantohen video nga shtëpitë televizive dhe kamerat e sigurisë në Kuvend,

Në seancat e mëparshme janë parë inçizime në të cilat është vërejtur se sigurimi i ish-kryetarit Trajko Veljanoski, ka bashkëpunuar me protestuesit e dhunshëm.

Këshilli Gjyqësor në javën e kaluar vendosi ta ndajë procedurën për të akuzuarin Sasho Markovski, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore është vendosur në spitalin “8 Shtatori”.

Për ngjarjet e 27 prillit, të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 persona për veprën “nxitje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat