LOBI i shqetësuar me mos unitetin e partive shqiptare në Maqedoni

Maqedonia

LOBI i shqetësuar me mos unitetin e partive shqiptare në Maqedoni

Nga: N.Sh Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 11:52
Fotografi e publikuar nga LOBI

Lobit Euro – Atlantik Shqiptar ka folur për ndryshimet Kushtetuese në Maqedoni dhe për pozicionimin e shqiptrëve si dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

Ata e kanë komentuar “Marrëveshjen e Prespës” në mes të Greqisë dhe Maqedonisë, për zgjidhjen e kontestit të emrit ku tashmë kjo e fundit do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut, por që për t’u zbatuar kjo, duhet të bëhen ndryshimet Kushtetuese.

Lobi e sheh të arsyeshme edhe nismën e disa partive politike shqiptare në Maqedoni për të zyrtarizuar gjuhën shqipe, por ata brengosen edhe për disa parti tjera të cilat nuk janë të mendimit të njëjtë.

“Shqiptarët e Maqedonisë duhet të shkojnë edhe përtej kësaj, duke paraqitur një kërkesë tjetër shumë më legjitime. Zgjidhjen e statusit juridik – kushtetues, dhe politik të shqiptarëve, dhe jo vetëm zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Është e drejtë e patjetërsueshme e shqiptarëve në Maqedoni që në Kushtetutën e vëndit të vendosen si element konstitutiv, dhe shtetformues i Republikës se Maqedonisë, sepse mirëfilli dihet se pa shqiptarët nuk do të kishte Maqedoni.  Prandaj me inkorporimin e atributit shtetëformues të shqiptarëve, kjo do të ndikonte dhe garantonte stabilitetin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e paqes, jo vetëm të Maqedonisë por edhe të rajonit. Kjo e drejt e shqiptarëve është konform të drejtës ndërkombëtare, të drejtës etnike, historike, gjuhës, kulturës, traditës, shtrirjes kompakte gjeografike, autoktonisë, dhe pjesëmarrjes se tyre në të gjitha zhvillimet dhe proçeset historike të vendit”, shkruan Lobi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë, shkrimi i plotë i Lobit Euro – Atlantik Shqiptar:

Ndryshimet Kushtetuese në Maqedoni, dhe pozicionimi i shqiptarëve

Në qershor të këtij viti në Prespë është nënshkruar « Marrëveshja e Prespës » në mes të Greqisë, dhe Maqedonisë për zgjidhjen e kontestit te emrit.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme për miratimin e saj nga të dyja palët, Republika e Maqedonisë, në të ardhmen ndryshon emrin, dhe do të quhet «Republika e Maqedonisë së Veriut».

Për t’u zbatuar kjo marrëveshje, duhet të ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë.

Prandaj Parlamenti, pas sigurimit të votave të domosdoshme prej 2/3, mori vendimin për hapjen e Kushtetutës, dhe filluan diskutimet në Komisionin kushtetues.

Në këtë proces siç dihet, pjesë aktive janë edhe përfaqësuesit e partive politike shqiptare, respektivisht deputetët shqiptar.

Duke patur para sysh faktin se Kushtetuta, si akti më i lartë juridik i një shteti, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në vendet tjera të botës, nuk ndryshohet shpesh, Lobi Euro–Atlantik Shqiptar e sheh si të arsyeshme nismën e disa partive politike shqiptare për zyrtarizimin e gjuhës shqipe..

Sepse konsiderojmë qe shqiptarët e Maqedonisë duhet të shkojnë edhe përtej kësaj, duke paraqitur një kërkesë tjetër shumë më legjitime.

Zgjidhjen e statusit juridik – kushtetues, dhe politik të shqiptarëve, dhe jo vetëm zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

Është e drejtë e patjetërsueshme e shqiptarëve në Maqedoni që në Kushtetutën e vëndit të vendosen si element konstitutiv, dhe shtetformues i Republikës se Maqedonisë, sepse mirëfilli dihet se pa shqiptarët nuk do të kishte Maqedoni.

Prandaj me inkorporimin e atributit shtetëformues të shqiptarëve, kjo do të ndikonte dhe garantonte stabilitetin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e paqes, jo vetëm të Maqedonisë por edhe të rajonit.

Kjo e drejt e shqiptarëve është konform të drejtës ndërkombëtare, të drejtës etnike, historike, gjuhës, kulturës, traditës, shtrirjes kompakte gjeografike, autoktonisë, dhe pjesëmarrjes se tyre në të gjitha zhvillimet dhe proçeset historike të vendit.

Lobin Euro – Atlantik Shqiptar, e brengos fakti se partitë politike shqiptare, nuk janë të një mendimi, respektivisht Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është kundër, kurse partitë tjera politike shqiptare janë pro dhe kanë filluar t’i paraqesin propozimet e tyre.

Nuk duhet harruar se qeverisja e kaluar e Nikolla Gruevskit ishte në koalicion me BDI-në si parti shqiptare, që gjatë 12 viteve bashkëqeverisje nuk dashtën t’a zgjidhnin statusin e shqiptarëve, sepse BDI-ja nuk artikuloi vullnetin dhe kërkesat e drejta të shqiptarëve për të qenë të barabartë si popull shtetformues me maqedonët, edhe pse i kishin 2/3 e votave, që rrallë herë arrihet kjo shumicë e kualifikuar.

Duhet theksuar, se zgjidhja e tanishme e statusit të shqiptarëve, edhe pse është popull autokton që jeton ndër shekuj në Maqedoni, është shumë denigruese, sepse konsiderohen si "pakicë".

Po ashtu është nënçmuese, dhe në kundershtim me të drejten ndërkimbëtare për shqiptarët, që në Kushtetutën ekzistuese të Maqedonisë, gjuha shqipe identifikohet si gjuhë që e flasin mbi 20% e popullatës, e jo si gjuhë shqipe që e flasin shqiptarët si popull shtetformues.

Mos të harrojmë se në Maqedoni, sipas statistikave të disa organizatave botërore, shqiptarër përbëjnë së paku 47 % të popullsisë në Maqedoni.

Për fat të keq, si po duket, prezenca e deputetëve shqiptar nga rradhët e BDI-së, nën presionin e lidershipit të tyre, duke bashkëqeverisur me partitë politike sukcesive maqedone, janë vënë në funksion të forcimit të shtetit unitar dhe monoetnik maqedon, duke marigjinalizuar pozitën e shqiptarëve.

Ne si organizatë mbarëkombëtare, legjitime, zyrtare dhe legale e Mërgatës Shqiptare, ju bënë thirrje lidershipit shqiptar për unitet, dhe bashkërenditje të veprimeve te tyre për këtë, dhe gjitha çështjeve vitale të rëndësishme për Shqiptarët në Maqedoni, duke mos anashkaluar përgjegjësitë e tyre në këtë momentum historik, sepse pa votat e shqiptarëve, kësaj rradhe, nuk do mund të ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar i inkurajon deputetët shqiptar, dhe jo vetëm, që të jenë në lartësinë e përgjegjësive, të angazhohen në zgjidhjen definitive të çështjes shqiptare në Maqedoni, me çka do të mbyllej ky kapitull një herë e për gjithmonë.

Në këtë kontekst do ishte shumë i rëndësishëm edhe kontributi i intelektualve shqiptar dhe shoqërisë civile duke senzibilizuar këtë çështje kombëtare.

Lörach, Tetor 2018,

Kryesia e Lobit Euro – Atlantik Shqiptar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat