Gjorçev: Masat me afishe ngjitëse ndaj automjeteve e kufizon lëvizjen e qytetarëve të klasës së mesme

Maqedonia

Gjorçev: Masat me afishe ngjitëse ndaj automjeteve e kufizon lëvizjen e qytetarëve të klasës së mesme

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 15:39
Vlladimir Gjorçev

Anëtari i KE të OBRM-PDUKM-së dhe deputeti i Kuvendi të Maqedonisë, Vlladimir Gjorçev nëpërmjet një konference për shtyp tha se “OBRM-PDUKM-ja ju bën thirrje Zaevit, Makradulit dhe Shilegovit që menjëherë të ndalojnë me projektin e tyre për stigmatizimin e një kategorie të tërë të qytetarëve, dhe që ka të bëjë me afishet ngjitëse të automjeteve që nxjerrin gazra”.

Ai tha se sipas ideve të Zaevit, Shilegovit dhe Makradulit një numër shumë i vogël automjetesh, gjegjësisht vetëm automjetet e atyre që mund ta përballojnë atë do të mund të shënohen me afishe ngjitëse të gjelbër.

“Kjo masë e tyre në mënyrë direkte është e drejtuar kundër klasës së mesme në Republikën e Maqedonisë dhe kundër të varfërve. Për shkak se automjetet e tyre nuk mund të etiketohen me afishe të gjelbër. Ata njerëz me muaj nuk do të mund t’i shfrytëzojnë automjetet e tyre, nuk do të mund lirshëm të lëvizin duke pasur probleme reale, konkrete dhe praktike në funksinimon e tyre ditor. Edhe ata edhe familjet e tyre”, theksoi Gjorçev.

Ai akuzoi se Qeveria nuk ofron asnjë zgjidhje për ndotjen e ajrit, por, siç tha ai, getoizon dhe stigmatizon klasën e mesme në Maqedoni dhe të vafërt që nuk mund të përballojnë të kenë automjete të tilla që kanë shpikur Shilegovi, Zaevi dhe Makraduli.

Ai ju bëri thirrje që menjëherë të ndalohet me këtë projekt, për shkak se, siç tha ai, kufizohet lëvizja e klasës së mesme dhe të varfërve në Republikën e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat