Burgu ka njoftuar gjykatën se Gruevski ende nuk është paraqitur për vuajtje të dënimit - Bota Sot
Burgu ka njoftuar gjykatën se Gruevski ende nuk është paraqitur për vuajtje të dënimit

Maqedonia

Burgu ka njoftuar gjykatën se Gruevski ende nuk është paraqitur për vuajtje të dënimit

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 17:07
Nikolla Gruevski

Gjykata tha se sot kanë marrë njofton nga burgu në “Shuto Orizare”, ku thuhet se ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk është paraqitur në mbajtjen e dënimit më burg.

Nga gjykata shtojnë se gjatë ditës së sotme bëjnë përpjekje të reja që t’ia dorëzojnë vendimin Gruevskit për mbajtjen e dënimit.

Nëse shërbimet gjyqësore përsëri nuk e gjejnë në shtëpi, gjegjësisht nëse gjykata vlerëson se ai qëllimisht ju shmanget shërbimeve gjyqësore, nesër mund që jepet urdhër që Gruevskit me forcë të dërgohet në burgun e Shuto Orizares apo ndaj tij të lëshohet fletarrestim.

Gjatë të premtes, shërbimet e gjykatës në disa përpjekje nuk arritën të gjejnë Gruevskin në adresën e banimit.

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së është i dënuar me dy vite burg për rrastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e “mercedesit” luksoz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...