LSDM: Po ndërmerren masa për të zgjidhur problemin e ajrit të ndotur

Maqedonia

LSDM: Po ndërmerren masa për të zgjidhur problemin e ajrit të ndotur

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 20:44
LSDM

Partia maqedonase në pushtet reagon ndaj konferencës për shtyp të Vlladimir Gjorçev ku kritikoi projektin e Bashkisë së Shkupit dhe Qeverisë për afishet ngjitëse gjatë regjistrimit të automjetit.

“Për shkak realizimit të interesave personale, kriminale dhe biznesore, qeverisja kriminale e OBRM-PDUKM-së e udhëhequr nga Nikolla Gruevski 11 vite e injoroi problemin e ndotjes së ajrit dhe nuk ndërmori asgjë”, thonë nga LSDM-ja.

Në Shkup, sipas LSDM-së, qeverisja kriminale e OBRM-PDUKM-së e shkatërroi gjelbërimin dhe shpenzoi qindra milion euro për barok, fasada, buste ku rezultoi që Shkupi me vite të jetë një nga qytetet më të ndotura në bota. Ata thonë se nëse investoheshin këto para në masa ekologjike dhe në realizimin e projekteve ekologjike ky problem nuk do të ishte në rend dite.

“Vendosja e masës së afisheve ngjitëse për automjetet, subvencionimi gjatë blerjes së automjeteve elektrike, subvencionimi për shpenzimet e vendosjes së pajisjen TNG janë pjesë të masave që kanë për qëllim zgjidhjen e ndotjes së madhe të shkaktuar nga komunikacioni në vendet urbane”, kumtojnë nga LSDM.

Në fund, ato thonë se ajri i pasër, uji i pastër dhe mjedisi i shëndoshë jetësor janë prioritet për Qeverinë, kurse Qeveria dhe kompetentë të ndërmarrin masa për zgjidhjen e këtij problemi, që në të kaluarën ishte i injoruar me vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat