Avokati i Gruevskit: Nuk e di ku gjendet klienti im

Maqedonia

Avokati i Gruevskit: Nuk e di ku gjendet klienti im

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 22:37
Avokati dhe Gruevski

Avokati i ish-kryeministrit të Maqedonisë, Dimitar Dangov tha se nuk din se ku gjendet klienti i tij. Ai nuk dëshironte të jep deklaratë, por me letër u përgjigj se Gruevski nuk ka të drejtën e ankesës në Gjykatë të Lartë për vendimin e Gjykatës Penale. megjithatë, ai shtoi se do të shfrytëzohen të gjithë mundësitë tjera juridike.

Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski duhej të paraqitet në burgun e “Shuto Orizares” për vuajtjen e dënimit me burg për dy vite.

Shërbimet e gjykatës gjatë ditës së sotme u përpoqën t’ia dorëzojnë vendimin e Këshillit Penal, ku refuzohet kërkesa kundër vendimit të gjykatësit për zbatimin e sanksioneve dhe vuajtjen e dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat