Mediumet hungareze prezantojnë Gruevskin: Aleati anti-Soros i Viktor Orbanit

Maqedonia

Mediumet hungareze prezantojnë Gruevskin: Aleati anti-Soros i Viktor Orbanit

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 14:47
Nikolla Gruevskin

Një nga portalet më të lexuara në Hungari 444.hu, tanimë ka shkruar një artikull në lidhje me Nikolla Gruevskin dhe e ka njoftuar opinionin se ish-kryeministri i Maqedonisë ndodhet në Budapest dhe kërkon azil politik.

“Gruevski ka qenë kryeministër i Maqedonisë mes viteve 2006 dhe 2016, ndërsa ka pasur marrëdhënie të fshehura me kryeministrin hungarez Viktor Orban, por edhe me partnerin e tij të koalicionit, i cili tanimë ka ndërruar jetë Artur Finkelshtein”, shkruan mediumi hungarez, 

Më tej në shkrim thuhet se Nikolla Gruevski është njëri nga politikanët e parë që ka ndjekur Orbanin në fushatën e tij zyrtare “Stop Soros” në Maqedoni.

Ky medium shkruan se në Ohrë Nikolla Gruevski dhe Viktor Orban, kanë pasur një takim të fshehur ku kanë diskutuar për krizën emigrante dhe politikat e tyre të përbashkëta.

“Orban në takimin sekret në Ohër, nga Gruevski ka kërkuar që hapur t’i kundërvihet politikës evropiane në lidhje me emigrantët ilegal dhe ta përkrahë atë në lidhje me këtë, por në këtë rast ish-kryeministri i Maqedonisë ka qenë i rezervuar”, shkruan mediumi.

Përndryshe, Orban ka bërë fushatë për partinë e Gruevskin në disa cikle zgjedhore në Maqedoni dhe është konsideruar si mik i afërt i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat