LSDM kërkon përgjegjësi nga institucionet për arratisjen e Gruevskit

Maqedonia

LSDM kërkon përgjegjësi nga institucionet për arratisjen e Gruevskit

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 15:15
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se Nikolla Gruevski vërtetoi se është frikacak, por shtojnë se nuk do të ikë nga përgjegjësia.

“Krimineli i dënuar Nikolla Gruevski vetë konfirmoi se është turp dhe frikacak. Nga frika për t’u ballafaquar me përgjegjësinë, krimineli Gruevski u arratis. Ai e ka prekur fundin, ka rënë në nivelin më të ulët të mundshëm. Me ikjen frikacake, patriotizëm të rrejshëm, krimineli Gruevski tregoi se mbetet besnik ndaj kauzës për krim që me vite e ka përfaqësuar”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së me në krye Hristijan Mickoskin, janë të vetmit që e mbrojnë Gruevskin.

Partia në pushtet kërkon përgjegjësi nga institucionet se si ka mundur që Gruevski të largohet.

“Institucionet kanë detyrë para qytetarëve të konfirmojnë dhe njoftojnë se kush është përgjegjës për këtë. Pse nuk u caktua paraburgim ose masë tjetër e sigurisë? Pse u prit dhe me kohë nuk u kërkua fletarrest nga MPB?”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat