Për shkak të paraburgimit të Janakievskit, “Titanik” shtyhet për më 23 nëntor

Maqedonia

Për shkak të paraburgimit të Janakievskit, “Titanik” shtyhet për më 23 nëntor

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Titanik” u shty për datën 23 të këtij muaji për shkak se gjykatësi Osman Shabani në fillim të seancës tha se për arrestimin e Mile Janakievskit dhe Kirill Bozhinovski ka qenë i informuar në mëngjes dhe nuk ka mundur të dërgoj kërkesë zyrtare për sjelljen e tyre nga burgu i Shutkës në Gjykatë.

Në seancë nuk ishte i pranishëm as Nikolla Gruevski i cili gjendet në arrati në Hungari. Prokurorja Lile Stefanova tha se për shkak dyshimeve që edhe Mile Janakievski dhe Kirill Bozhinivski të arratisen njëjte si Gruevski u është shqiptuar masa e paraburgimit. Prokurorja po ashtu kërkoi që Nikolla Gruevski të gjykohet në mungesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat