Maqedonia përgatit dokumentet për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Maqedonia

Maqedonia përgatit dokumentet për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 09:50
Nikolla Gruevski

Maqedonia do të kërkojë ta ekstradojë ish-kryeministrin Gruevski. Po përgatiten procedurat për ekstradimin e Gruevskit pas ikjes së tij në shtetin hungarez.

Mbrëmë nga Ministria e Drejtësisë informuan se deri tek ato ka arritur njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku tregohet qartë se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ndodhet në Hungari,

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se janë marrë masat e duhura për përgatitjen e dokumentacionit të plotë dhe do të kërkojnë ekstradimin e Nikolla Gruevskit nga Hungaria.

Për ekstradim nevojiten nga Gjyqi vendim i plotfuqishëm si dhe pjesë nga Kodi Penal ku përshkruhet vepra për të cilën akuzohet i kërkuari.

Veprimi i Nikolla Gruevskit për arratisje është kritikuar nga qeveria, por edhe partia e tij. Nga OBRM-PDUKM dje thanë se arratisje nuk është opsion dhe se nuk arsyetojnë ikjen e ish-kryeministrit.

Kryeministri Zoran Zaev dje në një konferencë për shtyp u shpreh optimist se do të ketë bashkëpunim bilateral me shtetin hungarez./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat