Dalin dëshmi, si u arratis Gruevski përmes Shqipërisë

Maqedonia

Dalin dëshmi, si u arratis Gruevski përmes Shqipërisë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 16:44
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’iu drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar azil politik.

Ish-shefi i qeverisë së Maqedonisë ka përdorur automjete që i përkasin ambasadës hungareze në Tiranë për t’u larguar.

Referuar sistemit TIMS, “TemA” konfirmon se: “N. Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A. Automjeti i përket ambasadës Hungareze në Tiranë”.

Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg.

Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat