Sharri mbulohet nga bora e parë

Maqedonia

Sharri mbulohet nga bora e parë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 09:01
Sharri

Gjatë ditëve të fundit në Maqedoni temperaturat kanë shënuar rënie, ndërsa meteorologët paralajmërojnë edhe reshje të shiut dhe borës në vendet më të larta malore.

Në Kodrën e Diellit sot ka rënë bora e parë për këtë vit, ndërsa reshje të saj ka pasur edhe në fshatrat e malësisë së Tetovës.

Edhe pse stina e dimrit zyrtarisht nuk ka filluar, malet e Sharrit janë ndër të parat në të cilat dimri vjen para kohe.

Gjatë fundjavës meteorologët paralajmërojnë rënie drastike të temperaturave, ndërsa në vendet e larta malore do të vazhdojë të ketë reshje të borës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat