OBRM-PDUKM: Edhe këtë vit Shkupi do të jetë mes qyteteve më të ndotura

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Edhe këtë vit Shkupi do të jetë mes qyteteve më të ndotura

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 09:47
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaev dhe Petre Shilegov nuk ndërmarrin asgjë për ndotjen e ajrit në Shkup.

Sipas tyre, shkupjanët edhe këtë vit do të thithin ajër të ndotër, pasi buxheti për mjedisin jetësor është ulur për 2 milionë euro.

“Shkupi ditëve të fundit është në krye të listës së qyteteve më të ndotura në Evropë. Stacionet matëse tregojnë prani të grimcave të dëmshme shumë herë më shumë se e lejuara, që paraqet rrezik për fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuari”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi nga pushteti për ndotjen e ajrit dhe thonë se qytetarët presin rezultate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat