Cipras: Marrëveshja e Prespës, model ndërkombëtar - Bota Sot
Cipras: Marrëveshja e Prespës, model ndërkombëtar

Maqedonia

Cipras: Marrëveshja e Prespës, model ndërkombëtar

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 10:22
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras në Samitin e tretë “Thessaloniki summit“ në Athinë ka folur për Marrëveshjen e Prespës si model ndërkombëtar për konteste bilaterale si dhe për perspektivën dhe mundësinë që kjo Marrëveshje ofron në planin ekonomik.

Marrëveshja e Prespës, sipas mendimit tim, mund të jetë një model ndërkombëtar për zgjidhjen e dallimeve në mënyrë të pranueshme nga të dy palët. Një model për rajonin shumë të trazuar të Ballkanit. Kjo është një marrëveshje që e shpalos Greqinë, i mbron interesat dhe të drejtat e saj, pa u fshehur, por e sheh të ardhmen në sy si dhe mundësitë që ka para.”- u shpreh Cipras.

Kryeministri grek theksoi se Marrëveshja e Prespës i hap dyert edhe për ekonominë rajonale.

Për shembull, vendim që së shpejti do të sjellim menjëherë pas ratifikimit të Marrëveshjes nga ana e Kuvendit grek, është për hekurudhën që lidh Athinën ose Pirewn – Selanikun-Shkupin -dhe Beogradin, me një tren moderne shpejtësi të lartë që do të transportojë mallra, por edhe qytetarë. Një projekt shumë i rëndësishëm për rajonin. Gjithashtu, projektet që do të realizohen në bazë të masave për ndërtim të besimit. Vendimi i BERZH-it është që të finansoj projektet për lidhje dhe infrastrukturë ndërkufitare për të mbështetur Marrëveshjen e Prespës”- deklaroi kryeministri grek, në fjalimin e tij në samit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...