Borisov: Sa më shpejt Maqedonia në NATO dhe BE, aq më mirë për Bullgarinë dhe Greqinë - Bota Sot
Borisov: Sa më shpejt Maqedonia në NATO dhe BE, aq më mirë për Bullgarinë dhe Greqinë

Maqedonia

Borisov: Sa më shpejt Maqedonia në NATO dhe BE, aq më mirë për Bullgarinë dhe Greqinë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 12:02
Boyko Borisov

“Sa më shpejt ta shohim Maqedoninë në Bashkimin Evropian dhe NATO, aq më mirë do të jetë për Bullgarinë dhe Greqinë, tha sot kryeministri bullgar Boyko Borisov, në fjalimin e tij në samitin e tretë në Selanik.

“Nuk ka vend më të mirë se Bashkimi Evropian. Edhe në Greqi kur u paraqit kriza, kush i ndihmoi? Bashkimi Evropian. Mos dhasht Zoti, të paraqiten probleme, kush do të na ndihmojë? NATO dhe BE. Lidhja jonë është edhe gjeostrategjike në çdo fushë. Dhe sa më shpejtë e shohim Maqedoninë në NATO dhe BE, aq më mirë për Bullgarinë dhe Greqinë”, tha Borisov.

Në fjalimin e tij, kryeministri bullgar përmendi marrëveshjet e Maqedonisë me Bullgarinë dhe Greqinë dhe shtoi se kryeministrat e këtyre vendeve kanë qenë të guximshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...