Peshevski: Duhet të ketë përgjegjësi politike për qeverisjen e kaluar

Maqedonia

Peshevski: Duhet të ketë përgjegjësi politike për qeverisjen e kaluar

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 12:25
Vlladimir Peshevski

Ish-zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski, dje për TV21 tha se në qeverisjen e tij me partinë OBRM-PDUKM, ka pasur edhe punë të mira, por edhe prej atyre që nuk është dashur të ndodhin. Për këtë arsye ai tha se duhet të ketë përgjegjësi politike.

Ai tha se në ato rrethana nuk ka qenë e mundur të jeshë pjesë e qeverisë dhe të mos jesh anëtar i partisë, pasi siç tha, vendimet janë sjellur brenda partisë ndërsa qeveria vetëm i ka zbatuar.

“Ishte shumë e vështirë nëse nuk jeni anëtarë i partisë të merrni pjesë në zbatimin e atyre politikave. Në dy vitet e para kam parë se si funksionin jopartiakët, për këtë arsye OBRM-PDUKM kishte punë intensive ndërpartiake dhe shumë politika, vendime që merreshin në nivelin e partisë, ndërsa zbatoheshin në qeveri. Unë disa herë kam qenë në pozitë të palakmueshme”, tha Peshevski.

Në lidhje me aferën e përgjimeve, Peshevski pret që në procedurat e mëtejshme ata që e kanë bërë përgjimin e paligjshëm ta pranojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat