Bashkimi Evropian dhe SHBA-të reagojnë ndaj arratisjes së Gruevskit

Maqedonia

Bashkimi Evropian dhe SHBA-të reagojnë ndaj arratisjes së Gruevskit

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 15:41
Nikola Gruevski

Bashkimi Evropianë ka thënë se nuk dëshiron që të përzihet në arratisjen e ish kryeministrit maqedonas Nikola Gruevskit dhe në kërkesën e tij për azil në Hungari.

Komisioneria  e Bashkimit Evropian Maja Kocijancic ka thënë se nëse Hungaria dhe anëtarët e BE-së aprovojnë kërkesën për azil të Gruevskit, atëherë ata do ta respektojnë.

Sipas komisioneres kjo çështje nuk duhet politizuar.

Ndërsa departamenti i SHBA-ve beson se ish kryeministri duhet ta vuaj dënimin e tij në Maqedoni.

“Ne mendojmë që i gjithë procesi duhet të kryhet në Maqedoni.”, tha Departamenti i SHBA-ve në deklaratën e saj.

Gruevski është dënuar me dy vite burg për blerjen 600.000 euro të një veture të tipit Mercedes Benz.

Përmes profilit të tij në Facebook ai ka deklaruar që është larguar për në Hungari, ku ka kërkuar azil politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat