Gjendja alarmante e ndotjes së ajrit, organizatat joqeveritare ngritin zërin

Maqedonia

Gjendja alarmante e ndotjes së ajrit, organizatat joqeveritare ngritin zërin

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Gjendja alarmante me ndotjen e ajrit ishte arsye të ngritin zërin organizatat joqeveritare, të cilët si masë më uljen e ndotjes së ajrit propozojnë transport publik falas për tre muaj, periudhë kur ndotja e ajrit i tejkalon kufijtë.

Për masat qeveritare për vendosjen e afisheve të automjeteve konsiderojnë se nuk do ta ulë ndotjen, përkundrazi do ta pengojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Nga ana tjetër, kryetarja e Partisë së Gjelbër, Maja Moraçanin kërkoi kontrolle shtesë të kapaciteteve industriale.

Nga Ministria e Mjedisi Jetësor thonë se po bëhen përpjekje që t’i vendosin në funksion dy stacionet për matjen e ajrit në Gazi Babë dhe në Lisiçe.

Organizatat jo qeveritare u angazhuan edhe për rritjen e ndërgjegjes te qytetarët dhe tek institucionet për ndërmarrjen e masave të menjëhershme dhe të gjata për uljen e ndotjes të ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat