Largimi i të rinjve, problemi kryesor i Maqedonisë

Maqedonia

Largimi i të rinjve, problemi kryesor i Maqedonisë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 21:09
Pamje nga Shkupi

Ikja e intelektualëve nga vendi është problem serioz për shtetin. Prandaj nevojitet zgjidhje urgjente, thonë dekanët e fakulteteve teknike. Studentët e këtyre fakulteteve me lehtësi gjejnë punë si në vend ashtu edhe jashtë vendit, por problemin e shohin edhe në mundësitë e sipërmarrjes për të rinjtë.

“Në drejtim të mbajtjes së të rinjve në Maqedoni dhe në drejtim të rritjes ekonomike dhe shoqërisë në përgjithësi, vlerësojmë se nuk mjafton vetëm të punësohen tek të tjerët, por edhe të fillojnë biznese personale- pohoi Ivan Çorbev, dekan në FINKI.

Studentët që debatuan me zëvendëskryeministrin Angjushev për mundësitë e biznesit theksuan se qeveria ka ndarë shumë pak mjete për hapjen e bizneseve të reja të vogla.

“Pjesën më të madhe këtu e interesojnë hulumtimet, para për hulumtime. Qoftë përmes fondit për inovacione ose përmes ministrive, mendoj se kjo në Maqedoni mungon- tha Hristijan Geroski, student.

Për vitin e ardhshëm janë paraparë më shumë mjete për “start ap”, u përgjigj Angjushev dhe tha se qeveria ka masa të mjaftueshme për ata që janë të gatshëm të fillojnë biznese personale.

“Sot Maqedonia ndoshta ka më shumë masa ekonomike në mbarë rajonin se si t’u ndihmojë të rinjve. Por, masat vetvetiu nuk bëjnë asgjë. Ju duhet të bëni, ndërsa masat ju ndihmojnë. Masat nuk janë ato që prej juve të bëjnë biznesmenë. Ato janë vetëm mundësi që ju atë ta bëni më lehtë- deklaroi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i ekonomisë.

Pjesa më e madhe e hulumtimeve të organizatave joqeveritare tregojnë se më shumë se 70% e të rinjve nëse ju jepet mundësia menjëherë braktisin vendin, ndërsa rreth 50% e qytetarëve deri në moshë 24 vjet të ardhmen e tyre e shohin jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat