Ligji për amnistinë e pjesëmarrësve të ngjarjeve të 27 prillit para deputetëve më 26 nëntor

Maqedonia

Ligji për amnistinë e pjesëmarrësve të ngjarjeve të 27 prillit para deputetëve më 26 nëntor

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 23:41
Kuvendi i Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në seancën e 66-të plenare si pikë rendi me numër rendor vendosi pikën e Propozim-ligjit për amnisti për personat e dyshuar, akuzuar dhe dënuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.

Seanca është caktuar më 26.11.2018 me fillim në ora 11:00, ndërsa këtë Propozim-ligj për amnisti duhet të përfshijë të gjithë personat dhe veprat të kryera të ngjarjeve të 27 prillit, ndërsa në Kuvend është dërguar më 30 tetor.

Propozuesit e këtij ligji janë deputetët nga radhët e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat