Mitsotakis: Marrëveshja e Prespës nuk e zgjidh problemin por e intensifikon atë

Maqedonia

Mitsotakis: Marrëveshja e Prespës nuk e zgjidh problemin por e intensifikon atë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 13:07
Kyriakos Mitsotakis

Marrëveshja e Prespës nuk e zgjidh problemin, por e intensifikon atë, nuk e arkivon, por e mban të qëndrueshëm, tha kryetari i partisë greke Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis, përcjell AIM.

Mitsotakis nga Selaniku edhe njëherë përsëriti qëndrimin se partia e tij nuk do ta mbështes marrëveshjen e Prespës, duke sqaruar se pse marrëveshja është e dëmshme për të dyja vendet.

“Edhe njëherë them se marrëveshja e Prespës është e keqe. Demokracia e Re nuk do të votojë as në përbërjen e tanishme parlamentare dhe as në të ardhmen, përderisa nuk ratifikohet tani. Ato punë që po votohen në Shkup janë më të dëmshme se edhe vetë fillimi i tekstit të marrëveshjes në mes Tsipras dhe Zaevit, që pastaj ishte i detyrueshëm që ta pranoj edhe Kotzias, negociatori kryesor për marrëveshjen”. tha Mitsotakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat