Prokuroria Publike: Paraburgimi i Janakieskit dhe Bozhinovskit është për shkak se ato planifikonin të arratisen

Maqedonia

Prokuroria Publike: Paraburgimi i Janakieskit dhe Bozhinovskit është për shkak se ato planifikonin të arratisen

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 14:35
Nikolla Gruevski

Nga Prokuroria Publike në lidhje me vendimet e Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkup 1 thanë se masa e cila ju ka caktuar paraburgim të pandehurve Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieskit, në kuadër të lëndës së “Titanik”, është për shkaqe të rrezikut për të ikur nga vendi.

Nga Prokuroria Publike shpjegojnë për publikun se rreziku i ikjes së të dy akuzuarve është konstatuar nga Këshilli Penal në Gjykatë Themelore Shkupi 1 me vendimin e marr që nga 2 korriku ku të pandehurve u janë caktuar masat e caktuara, konfiskimi i dokumenteve të udhëtimit për kalim të kufirit dhe pasaportat diplomatike, si dhe masa e obligueshme që çdo të premte të paraqiten në gjykatë.

“Me propozimin e Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave kriminale të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1, duke marrë parasysh informatat se të akuzuarit kanë planifikuar të ikin në rrethana të tilla që tregojnë rrezik bazë për arratisjen e tyre, është konstatuar se objektivat e masave për sigurimin e pranisë së dy të akuzuarve në këtë procedurë nuk mund të arrihet nga masat e mëparshme të caktuara, nga të cilat rrjedhin arsyet për caktimin e masës së paraburgimit të të dy personave, si një masë e nevojshme për mbarëvajtjen e procedurës penale dhe për të siguruar praninë e tyre”, sqarojnë nga Prokuroria Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat