Shkupjanët sot protestuan kundër ndotjes së ajrit

Maqedonia

Shkupjanët sot protestuan kundër ndotjes së ajrit

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 18:56
Shkupi

Marrja e masave emergjente kundër ndotjes së ajrit në Shkup, kërkuan sot qytetarët gjatë protestë para zyrave të Bashkisë së Shkupit.

Në protestën, e cila u mbajt nën moton “Koha është për ajër të pastër”, u dërguan mesazhet “Edhe ti merr frymën e njëjtë të ajrit”, “Vendosni ngjitëse industrisë së rëndë”, “Nuk mund të marr frymë!”, “Ajër të pastër, fëmijë të shëndetshëm “.

Pjesëmarrësit në protestë shprehën pakënaqësinë e tyre për mungesën e kujdesit të qytetit për ajrin e pastër që përsëritet pothuajse çdo vit në muajt e dimrit, kështu që ata kujtuan premtimet për të reduktuar ndotjen dhe kritikuan se është shumë e vogël shuma prej 1.5 milionë euro e ndarë nga buxheti për këtë çështje.

Ata kërkuan që prioritet të jenë dënime dhe kontrolle në objektet industriale që nuk vendosin standarde mjedisore. Gjithashtu, ata theksuan problemin me makina, punën e deponisë Drisla, gjelbërimin e Shkupit, gazifikimin e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat