Në Kërçovë ka rënë bora e parë për këtë vit, por tani për tani ajo nuk krijon probleme në zhvillimin e komunikacionit nëpër qytet dhe në mjediset më të larta rurale. Në të gjitha malet me lartësi mbidetare mbi 600 metra ka shtresë bore prej disa centimetrave.
“Reshjet e borës do të ndihmojnë të ulet rreziku nga zjarret të cilat i kemi pasur ditëve paraprake në rajonin e Kërçovës me çka presim që këtë vjeshtë më të mos përballemi me zjarre të reja”, deklaroi Emin Nasufi nga komuna e Kërçovës.
Nasufi thotë edhe se të gjitha akset rrugore në rajonin e Kërçovës janë të kalueshme.