Mavrova, Strazha dhe Kodra e Diellit mbulohen nga bora

Maqedonia

Mavrova, Strazha dhe Kodra e Diellit mbulohen nga bora

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 14:58
Kodra e Diellit

Nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” deklarojnë se në pjesët e Mavrovës, Strazha dhe Kodrës së Diellit po bie dëborë me intensitet të ulët dhe se bora nuk është e mbajtshme nëpër rrugë.

Nga atje bëjnë thirrje që të shoferët të kenë kujdes me shpejtësinë e veturës për shkak se rrugët janë të lagështa.

“Pjesëtarët e ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”, në vazhdimësi janë në terren dhe po i mirëmbajnë të gjitha rrugët”, thonë nga NP “”Rrugët e Maqedonisë”

Ndërsa nga Enti Hidro-Meteorologjik njoftojnë se gjatë ditës në luginën e Shkupit do të ketë reshje të borës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat