Oda Ekonomike: Arsim formal cilësor dhe pa paragjykime për shkollat e mesme profesionale

Maqedonia

Oda Ekonomike: Arsim formal cilësor dhe pa paragjykime për shkollat e mesme profesionale

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Të rritet cilësia e arsimit formal, ndërsa ai joformal të mundësojë përshtatje më të shpejtë ndaj kërkesave dhe nevojave të tregut të punës, apelon Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Siç u tha sot në konferencë për shtyp, mjekët dhe kuadrot profesionale të profesionit të ndërtimtarisë dhe të makinerisë ende janë më deficitarë.

Sipas Boris Trimçevit të Odës, në Maqedoni mbarim i fakultetit ende është më atraktiv nga shkollat e mesme profesionale edhe pse kompanitë ofrojnë paga solide për personat me arsim të mesëm të mbaruar profesional.

Edhe derisa te ne bëhen përpjekje për vendosjen e arsimit dual, në suaza evropiane, përmendi, tashmë promovohet a.q. sistem trepalësh në arsim ku, përveç shkollave edhe kompanitë, janë të përfshira edhe atësitë digjitale.

“Sistemi shtetëror i arsimit është strukturë përafërsisht rigide e cila nuk mund të ndryshohet konform dinamikët së tregut dhe nuk mundet për një kohë të shkurtër t’u përgjigjet nevojave të tregut. Presim që cilësia e tij të përmirësohet, ndërsa joformalisht arsimi të mundësojë për një kohë të shkurtër kuadër të nevojshëm për kualifikimit dhe rikualifikimit”, theksoi Trimçev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat