Maqedonia notë proteste Hungarisë për shkak të Gruevskit

Maqedonia

Maqedonia notë proteste Hungarisë për shkak të Gruevskit

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 19:21
Nikola Gruevski

Maqedonia paraqiti një letër proteste për shkak të kërkesës së ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski për azil në Hungari.

Letra iu dërgua ambasadorit maqedonas në Shkup, Laszlo Duks në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë nga sekretari i Shtetit Viktor Dimovski.

Dimovski shprehu shpresën se Hungaria do të veprojë në përputhje me marrëdhëniet bilaterale miqësore dhe vlerat dhe parimet evropiane të sundimit të ligjit, duke hedhur poshtë kërkesën për azil të Gruevskit pa vonesë dhe duke e dorëzuar atë në Maqedoni.  

Situata me Nikola Gruevskin në ditët e fundit shoqërohet me spekulime të shumta për mënyrat e transferimit të tij në Hungari, si dhe për atë se kush e ka ndihmuar atë.

Gruevski u dënua me dy vjet burg në Maqedoni për shpërdorim detyre ndërsa bleu një ‘Mercedes’ në vlerë 600.000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat