Vuçiç: Gruevski hyri në Serbi me leje qarkullimi shqiptare - Bota Sot
Vuçiç: Gruevski hyri në Serbi me leje qarkullimi shqiptare

Maqedonia

Vuçiç: Gruevski hyri në Serbi me leje qarkullimi shqiptare

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 13:06
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thyer heshtjen dhe ka folur në lidhje me arratisjen spektakolare të ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski. Vuçiç tha se Gruevski është identifikuar gjatë kalimit të pikës kufitare serbe me një letërnjoftim dhe leje qarkullimi të marrë nga Shqipëria.

Sipas tij, po më datë 12 nëntor para orës 22:30, Gruevski ka hyrë në Serbi nëpërmjet vendkalimit kufitar të Gostoun.

“Më 12 nëntor para orës 22:30 nëpërmjet vendkalimit kufitar Gostoun me letërnjoftim ka hyrë në Serbi, ku më pas ka hyrë në Hungari. Aty është identifikuar me letërnjoftim dhe leje qarkullimi të marrë nga Shqipëria. Ne s’mund të arrestonim njerëz për të cilët nuk ka kërkim. Pse s’ka pasur një urdhër arrest ndërkombëtar”.

Duke folur për Happy Tv në Serbi, Vuçiç u shpreh gjithashtu se më 12 nëntor Gruevski ka kaluar nën shoqërinë e dy qytetarëve hungarezë nga Maqedonia në Shqipëri e më pas në Mal të Zi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...