Maqedonia dërgon në Hungari kërkesën për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Maqedonia

Maqedonia dërgon në Hungari kërkesën për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 15:04
Maqedonia dërgon në Hungari kërkesën për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate njofton se e ka dërguar kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga Hungaria.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se ekstradimi ka të bëjë me vuajtjen e dënimit me burg prej dy viteve dhe për shkak të katër procedurave penale që janë në gjykatë kundër Gruevskit.

“Në kërkesë është arsyetuar se asnjë nga veprat për të cilat Gruevski është dënuar ose ndiqet penalisht, nuk janë vepra politike, gjegjësisht këto vepra nuk janë paraparë në Konventën Evropiane për ekstradim, si vepra për të cilat mund të refuzohet ekstradimi”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Ata shtojnë se të drejtat e Gruevskit në çdo moment kanë qenë të sigurta, duke përfshirë edhe të drejtën për mbrojtje para organeve gjyqësore.

“Nikolla Gruevski është mbrojtur në liri dhe në asnjë procedurë nuk i është vendosur paraburgim. Ka pasur disa mbrojtës me zgjedhje të tij, me të cilët ka pasur mundësi të pakufizuara për komunikim dhe i ka shfrytëzuar të gjitha të drejtat që i ka pasur në dispozicion në pajtim me Ligjin për procedurë penale”, theksojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Nga Ministria shtojnë se tek arsyetimi kanë përmendur se Maqedonia është vend i siugrt dhe nuk ka asnjë konflikt, ndërkombëtar ose të brendshëm, prej të cilëve mund të vendosej në rrezik jeta e ndonjërit individ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat