Seanca gjyqësore për vrasjen e Sazdovskit vazhdon më 27 nëntor

Maqedonia

Seanca gjyqësore për vrasjen e Sazdovskit vazhdon më 27 nëntor

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Gjykimi për vrasjen e 20-vjeçarit Nikolla Sazdovskit vazhdon më 27 nëntor me dëshminë e tre dëshmitarëve ekspertë. Në seancën e sotme u dhanë dëshmit dy dëshmitarë, të cilat më 29 qershor të këtij viti u gjendën në stacionin e autobusit përballë fabrikës “Alkaloid” në sheshin “Aleksandri i Maqedonisë” në Autokomandë dhe xhaxhai i njërit prej të pandehurve.

I pyetur nga prokurori Angel Fidovski dëshmitarja Katerina Nikolloska tha se në ditën kur ngjarja ka ndodhur ishte në sinjalet e semaforit, pranë autobusit, ku ka kaluar në këmbë dhe tha se nuk e ka parë rrahjen, por vetëm ajo kishte parë makinën “Mercedes C-Class”. Gjerë sa ajo po afrohej në vendngjarje e kishte parë se si personi i veshur me trenerka vraponte drejtë “mercedesit”, por tha se nuk e ka njohur personin dhe se nuk njeh as personat të cilët janë të akuzuar.

Më herët, pala mbrojtëse kërkoi përjashtimin e gjyqtares Daniela Alekovska Stojanovska sepse, siç thanë ata, udhëheqjen “selektive” të procesverbalit, por kërkesa u refuzua nga gjykata si e pabazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat