Qeveria: Gruevski nuk kishte kërcënime për jetën dhe nuk ishte i përndjekur politik

Maqedonia

Qeveria: Gruevski nuk kishte kërcënime për jetën dhe nuk ishte i përndjekur politik

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 20:27
Qeveria e Republikës së Maqedonisë

Nikolla Gruevski ka qenë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë në një proces publik dhe transparent dhe në të njëjtën kohë kundër tij janë edhe disa proceduar gjyqësore, hetime dhe një procedurë tjetër para hetimore, thonë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë si reagim të shkrimit në “Facebook” nga ana e ish kryeministrit Gruevski, i cili bëri publike se e ka fituar azilin në Hungari.

“I dënuari Nikola Gruevski ishte nën mbrojtje të policisë në përputhje me të drejtat që e ndoqën atë si ish-kryeministër dhe ai nuk raportoi asnjë kërcënim për jetën e tij në asnjë situatë, përcjell Portalb.mk.

Kundër Nikolla Gruevskit nuk është kryer kurrë asnjë persekutim politik dhe kërcënime për jetën e tij, dhe asnjë institucion qeveritar nuk kërcënonte jetën e tij. Prandaj, konkludojmë se qëllimi i vetëm i Gruevskit është shmangia e drejtësisë.

Qeveria pret që autoritetet në Budapest, të pakushtëzuar, të pranojë kërkesën për ekstradim dhe në përputhje me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, si anëtare e BE-së dhe NATO-s për të lejuar kthimin e Gruevskit në Maqedoni në mënyrë që të shërbejë dënimin e tij dhe për t’iu përgjigjur akte të tjera për të cilat ai akuzohet. Republika e Maqedonisë është një shtet ligjor në të cilin qeverisin ligjet.

Kushdo që ka provuar të ketë shkelur ligjet dhe të gjithë për të cilët është shpallur një vendim i formës së prerë, do të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre”- përfundon reagimi i Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat