Maqedoni, pensionistët edhe shtatë vite nuk do të regjistrohet në e-tatim personal

Maqedonia

Maqedoni, pensionistët edhe shtatë vite nuk do të regjistrohet në e-tatim personal

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Për shtat vite është shtyrë obligimi për t’u paraqitur në sistemi elektronik për tatime në DHP për pensionistët të cilët nuk kanë të hyra tjera përveç pensionit, informon drejtorja e DHP-së, Sanja Llukarevska.

Ajo sot në konferencë për shtyp tha se deri në fund të tetorit në sistemin elektronik janë evidentuar 36.000 qytetarë, ndërsa deri tani janë paraqitur 300.000 shfrytëzues. Ajo pret që deri në fund të vitit pa probleme të kryhet obligimi, edhe pse duhet të regjistrohen 900.000 tatimpagues.

Për këtë qëllim, siç tha ajo, vendosen sportele të DHP-së nëpër komuna, ndërsa ekipet e DHP-së i vizitojnë shtëpitë e personave e dobët që nuk janë në gjendje vet të regjistrohen dhe të sjellin dokumentin.

Qytetarët që kanë nevojë që të vij ekipi i DHP-së duhet të paraqiten në telefonat e Drejtorisë dhe të merren vesh për terminin e caktuar.

E pyetur se përse qytetarët edhe krahas evidentimit elektronik duhet të çojnë dokumentin e shkruar në Drejtorit, Llukarevska tha se këtë e bën për shkak të mbrojtjes së dokumenteve të tyre dhe të sigurohen se tatimet do t’u llogariten personave që duhet.

Në Maqedoni, siç tha ajo, sipas të dhënave nga vitet e kaluara ka 45 pensionistë të cilët marrin mjete tjera përveç pensionit. Te ata, thekson Llukarevska, ka disponim të evidentohet në sistemin elektronik e tatim personal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat