Angjushev: Jugohromi do të filloj me punë në pranverën e ardhshme

Maqedonia

Angjushev: Jugohromi do të filloj me punë në pranverën e ardhshme

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 18:12
Koço Angjushev

Zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev vizitoi sot vizitoi kombinatin e Jugohromit në Jegunovcë. Kjo vizitë u bë pas vendimit të Qeverisë për të ndihmuar rifillimin me punë të kombinatit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke marrë parasysh rëndësinë e Jugohromit për të gjithë rajonin, rëndësinë e asaj se sa familje sigurojnë ekzistencën nga e tij në të gjithë rajonin, dhe rëndësinë e kombinatit për ekonominë e përgjithshme të vendit, qeveria vendosi për të ndihmuar me likuiditet për të restauruar objektin. Këto fonde nuk janë të destinuara vetëm për një qëllim, por për të mbyllur konstruktimin financiare i pronarit, që ajo mund të mund të fillojë punën. Filterët vetëm se po ndërtohen në kombinat dhe do të fillojë me punë në pranverë në pajtim sipas të gjitha bisedimeve”, tha Angjushev.

Angjushev tha se për të rinisur me punë fabrika, obligimi i pronarit është të përfundojë ndërtimin e sistemit të nxjerrjes së pluhurit, i cili do të mbrojë në masë të madhe mjedisin dhe cilësinë e ajrit në këtë rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat