Filipçe: Klinika për Kardiologji është një nga qendrat më të mëdha në Ballkan

Maqedonia

Filipçe: Klinika për Kardiologji është një nga qendrat më të mëdha në Ballkan

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 11:39
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe drejtori i Klinikës Universitare për Kardiologji Zhan Zimbakov, sot kanë hapur “Skopje Interventional Meeting”, ngjarje e cila cilësohet si e rëndësishme për këmbimin e njohurive dhe përvojave tek personeli mjekësor, si dhe përparimi i ekspertizave mjekësore.

Në fjalimin e tij, Venko Filipçe tha se Klinika për Kardiologji sipas numrit të intervenimeve në zemër, sidomos numrit të intervenimeve të sulmit akut në zemër, është një nga qendrat më të mëdha në Ballkan.

“Ky është rezultat i punës së gjithë ekipit, jo vetëm për intervenime kardiologjike, por edhe ekokardiografike, intensive. Pres që ditëve të ardhshme të dalin më shumë zbulime dhe përfundime që do ta përmirësojnë mbrojtjen shëndetësore në fushën e kardiologjisë”, tha Filipçe.

Ai shtoi se gjatë periudhës së ardhshme do të investohet në përmirësimin e kapaciteteve, përforcimin e kuadrit me pajisje të reja, si dhe vendosjen e intervenimeve bashkëkohore kardiologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat