13 milionë denarë për zbukurimin e Shkupit për vitin e ri

Maqedonia

13 milionë denarë për zbukurimin e Shkupit për vitin e ri

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

13 milionë denarë është shuma që Bashkia e Shkupit do ta shpenzojnë për zbukurimin e qytetit për vitin e ri.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, në deklaratën e tij tha se buxheti për zbukurimin Shkupit ka paraparë 16 milionë denarë, por pas përfundimit të procedurës së tenderit, zbukurimi do të kushtojë 13 milionë denarëë, që, siç thotë ai, është e njëjta shumë nga vitet e mëparshme.

“Afrohen festat më të mira, festa e vitit të ri dhe festa e krishtlindjes. Qytetarët e Shkupit duhet të të marrin diçka nga qyteti që asnjëherë më parë nuk e kanë marrë. Ajo çfarë shohim, nëpër fotografi të kartolinave pse mos e bëjmë në qytetin tonë. Nuk duhet të jemi skeptik për disa risi”, tha Shilegov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat