Maqedoni, shpëtohen dy pacientë pas transplantimit të suksesshëm të donatorit i ndjerë

Maqedonia

Maqedoni, shpëtohen dy pacientë pas transplantimit të suksesshëm të donatorit i ndjerë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot mbajti konferencë për shtyp pas transplantimit të suksesshëm të donatorit të ndjerë te Klinika e Urologjisë, në bashkëpunim me Repartin për anestezi, reanimacion dhe mjekim intensiv. Bëhet fjalë për qasje shumë sektoriale, ku aktivisht janë përfshirë një numër i madh i mjekëve dhe personelit tjetër të Urologjisë, Nefrologjisë, Klinikës së Radiologjisë dhe Institutit për Transfuzioneve.

Pas tri viteve pauzë, në Klinikën e Urologjisë suksesshëm mbaroi transplantimi i veshkave nga pacient i cili ka pasur vdekje truri. Nga i ndjeri, me leje nga anëtarët më të afërt të familjes janë marrë veshkat dhe menjëherë janë transplantuar te dy pacientët që kanë pritur për to. Dy transplantimet kanë kaluar suksesshëm dhe tani pacientët që morën veshkë ndihen mirë. Ju uroj personelit mjekësor nga Klinika e Urologjisë që bënë punë shumë të mirë. Shpëtuan dy jetë, që për gjatë kohë torturoheshin në dializa”, theksoi ministri Filipçe.

Ministri Filipçe, njoftoi për fushatën e parë për transplantimin e organeve që zyrtarisht do të fillojë muajin e ardhshëm, duke potencuar se ngritja e vetëdijes te qytetarët për dhënien e organeve duhet ta ngrisim në nivel ku pritet të paktën 5 transplantime të organeve nga donatorët e ndjerë për një vit.

Koordinatori kombëtar për transplantim, Maja Mosova shprehu falënderime dhe respekt për familjen e donatorit.

“Ata janë shembull për të gjithë ne se si duhet të veprojmë në jetë. Ka rreth 70 pacientë, veshkat e të cilëve nuk funksionojnë dhe që janë në listë për marrje të organeve”, tha Maja Mosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat